Rreth projektit

Projekti “Përkrahje e BE për Konkurruqeshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, synon të mbështesë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare digjitale dhe tradicionale duke përkrahur rritjen e sektorit Kosovar të TIK duke kontribuar në rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Qëllimi i projektit është të përmbushë mungesat për shkathtësi digjitale e biznesore në një mënyrë të qëndrueshme duke plotësuar nevojat e tregut dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare digjitale e tradicionale sikurse edhe rritjen e eksportit të bizneseve Kosovare të TIK, bashkë me të atyre tradicionale përmes përdorimit të TIK nga ana e tyre

Projekti fokusohet në ofrimin e trainimeve dhe kurseve trainuese në TIK, shkathtësitë Digjitale dhe Menagjim Biznesi.

Kurset

  • Kurset e IT përfshijnë: gjuhët programuese, zhvillim webfaqesh, Dizajn dhe implementim databazash, Zhvillim të App iOS dhe Android, Software engineering, Business Intelligence; Security, Cloud Computing, Soft skills … kliko këtu për më shumë detaje rreth programit të trainimeve
  • Trajnimet Biznesore – projekti do të identifikoj nevojat ekzistuese të bizneseve të TIK, sa i përket  menagjimit biznesor dhe lidershipit-it, do të hartoj kriteret selektuese për rekruitimin e pjesëmarrësve për këto trajnime, do të zhvilloj kurse trajnuese dhe implementoj ato duke adresuar nevojat dhe perspektivën e sektorit të TIK.

Projekti do të promovoj bashkëpunime në mes të bizneseve Kosovare të TIK me partner biznesor vendor dhe ndërkombëtar, përmes organizimeve si në vijim:

  • Dizajnimi dhe organizimi i 3 Evente të specializuara B2B për promovim të Eksporteve;
  • Dizajnimi dhe organizimii i 45 eventeve nëpër 7 regjionet e Kosovës për bizneset Kosovare të TIK, për të prezentuar punën e tyre te bizneset tjera Kosovare që mund të jenë të interesuara të rrisin eksportet dhe digjitalizimin e proceseve të tyre biznesore;
  • Organizimi i 3 konferencave të TIK, të cilat përfshijnë konferenca vjetore të TIK, për të prezentuar trendet e fundit të TIK dhe sukseset e bizneseve të TIK.

LEXO MË SHUMË

Link: KLIKO KËTU PËR MË SHUMË DETAJE

Kohëzgjatja e projektit është 42 muaj, me fillim që nga muaji Janar 2020 e deri në Korrik 2023.

Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”,  është një projekt i financuar nga BE dhe menagjuar nga Bashkimi Europian Zyra në Kosovë dhe implementohet nga konsorciumi WeGlobal (Itali) në partneritet me European Projects Management (Latvia) dhe Prishtina REA (Kosovë).