Shërbimet e Specializuara B2B për Promovim të Eksporteve

Eventet B2B janë mundësi shumë të mira për krijimin e kontakteve të reja dhe lidhjeve për të zhvilluar mundësi biznesore në tregjet e targetuara për eksporte. Këto synojnë të promovojnë bashkëpunimet në mes të bizneseve Kosovare të ICT me partnerët bzinesor vendas dhe ndërkombëtarë. Shtesë kësaj, këto evente do të përkrahin shkëmbimin dhe ndarjen e përvojave dhe bashkëpunimeve me partner ndërkombëtarë. Do të organizohen dy evente të specializuara B2B në vendet strategjike të targetuara eksportuese për sektorin Kosovar të ICT (deri në pesë biznese kosovare të ICT për secilin event). Këto evente planifikohen të jenë të kombinuara, të paktën njëri nga to, me panaire relevante, samite ose konferenca ndërkombëtare. Njëri nga eventet B2B do të organizohet në Kosovë, duke sjellur biznese nga sektori i ICT nga gjithë Kosova, vendet fqinje dhe tregjet strategjike të eksportit, të gjitha bashkë në Prishtinë.

    Email