Organizimi i Konferencave Vjetore të ICT

Janë të planifikuara të organizohen tri konferenca vjetore të ICT-së, me përpjekjen që të promovohen top informacionet dhe trendet e fundit të ICT bashkë me storie relevante suksesi dhe në bashkëpunim e partneritet me partner direkt e akterë tjerë (Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe STIKK). Këto konferenca do të organizohen  në Prishtinë.

Duke qenë një platform e konsoliduar, do të marrin pjesë rreth 150 pjesëmarrës, përfshirë biznese e akterë ndërkombëtarë nga sektori i ICT-së në secilen konferencë, me synimin që jo vetëm të diskutohet për trendet e fundit nga sektori i IC-së, por edhe të shkëmbehen e shpërndahen arritje e suksese biznesore paoshtu.  

Konferencat vjetore do të jenë dy-ditëshe secila. Dita e parë dhe sesioni i paraditës i ditës së dytë do të jenë prezentime dhe fjalime nga folësit panelistë ndërsa sesioni i pasditës nga dita e dytë do të shërbej për rrjetëzime e takime biznesore në mes të pjesemarrësve.

    Email