Organizimi i eventeve ndër-sektoriale regjionale

Qëllimi i këtyre eventeve është përkrahja e gjenerimit të mundësive për bizneset kosovare të ICT-së, sikurse edhe fuqizimi i inovacionit dhe rritjes së produktivitetit e konkurrueshmërisë.   Do të organizohen 45 evente përgjatë shtatë regjioneve të Kosovës me objektiven e prezentimit të punës së ICT-së, shërbimeve dhe produkteve të tyre të bizneset tjera tradicionale (non-ICT) e të cilat do të mund të ishin të interesuara të rrisin eksportet e tyre dhe të digjitalizojnë proceset e tyre biznesore. Pritet të ju mundësoj të dy palëve gjenerim të mundësive biznesore duke ngritur penetrimin e kompanive të ICT te industritë tjera.  Kjo përpjekje do të përkrahë zhvillimin e produkteve e shërbimeve inovative e konkurruese nga fusha e ICT-së duke promovuar procese participuese dhe angazhuese.

Specifikisht,  do të organizohen:

  • rreth 30 evente tematike ndër-sektoriale
  • rreth 14 hackathon evente, dhe
  • në event final me raste studimi/storie suksesi

    Email