Oops...
Slider with alias survey 1 not found.
icon_shape-course

Kurset dhe Programet

Zhvillimi dhe ofrimi i shkathtësive të ICT dhe atyre Digjitale kanë për qëllim të mbështesin aftësitë e ICT për fuqinë e punës përmes një qasje të qëndrueshme, bazuar në trendet dhe zhvillimet globale të ICT, kërkesave dhe nevojave të tregut.  Komponenti i trainimeve do t’i ofroj një dimension Europian projektit tonë, duke shfrytëzuar ekspertizen dhe përvojën tonë në përmirësimin dhe zhvillimin e shkathtësive të ICT dhe atyre digjitale.

icon_shape-ev

Eventet

Projekti “Përkrahja e BE për Konkurueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK” do të implementoj menagjimin e eventeve strategjike e profesionale duke synuar mbështetjen e kapaciteteve eksportuese të bizneseve Kosovare të ICT-së sikurse edhe rritjen e bashkëpunimeve në mes të bizneseve kosovare të ICT me partner biznesor vendor dhe ndërkombëtarë.

42
KURSE NË TIK
1440
PËRFITUES TË TARGETUAR
NË KURSET E TIK
90
PJESËMARRËS NË KURSET
E TRAINIMIT BIZNESOR

Rreth projektit

Projekti “Përkrahje e BE për Konkurruqeshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, synon të mbështesë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare digjitale dhe tradicionale duke përkrahur rritjen e sektorit Kosovar të TIK duke kontribuar në rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Qëllimi i projektit është të përmbushë mungesat për shkathtësi digjitale e biznesore në një mënyrë të qëndrueshme duke plotësuar nevojat e tregut dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare digjitale e tradicionale sikurse edhe rritjen e eksportit të bizneseve Kosovare të TIK, bashkë me të atyre tradicionale përmes përdorimit të TIK nga ana e tyre…

Lajme